Vizitë e papritur: Joe Biden takohet me Zelenskyn në Kiev - NACIONALE

Vizitë e papritur: Joe Biden takohet me Zelenskyn në Kiev

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka mbërritur në Kiev për një vizitë të papritur katër ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus.

Itinerari publik i presidentit amerikan kishte nënkuptuar se ai do të vizitonte Poloninë, por presidenti amerikan sapo ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, raporton The Guardian.

Të dy udhëheqësit vizituan "Murin e Kujtimeve" të të rënëve për Ukrainën në Kiev.

“Derisa bota përgatitet të shënojë një vjetorin e pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, unë jam sot në Kiev për t'u takuar me Presidentin Zelenskyy dhe për të riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.” - tha Biden.

Nga imazhet e postuara në rrjetet sociale, Biden shihet duke ecur në Kiev me Zelenskyn.

Vizita, e cila nuk ishte paralajmëruar paraprakisht për arsye sigurie, ishte udhëtimi i parë i Biden në Ukrainë që kur Moska filloi luftën.

Lajme të ngjashme