Kryeministria shpalos detaje për takimin e Kurtit me emisarët Escobar e Lajçak
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte priti në takim emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.
Përderisa këta të fundit para gazetarëve, pak çaste pas mbylljes së takimit folën rreth asaj çka u diskutua, tani ka ardhur edhe reagimi i Zyres së Kryeministrit.
Përmes një komunikate, ZKM bëri të ditur se temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit në veri, heqja e barrikadave dhe hapat e mëtejmë për procesin e dialogut.
"Diskutuan për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e mëtejmë, zhvillimet e fundit në vend dhe çështjet aktuale. Në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes.
Përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër", thuhet ndër të tjerash.
