Kryeministri i Holandes: Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese - NACIONALE

Kryeministri i Holandes: Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Holandës, po qëndron në një vizitë në Beograd. Ai gjatë një konference për shtyp së bashku me Presidentin serb Aleksandër Vuçqi dhe me Kryeministrin e Luksemburgut Xavier Berhel, ka theksuar se është shumë i shqetësuar me situatën në veri të vendit.

Ai ka përmendur dhunën ndaj civilëve, pjestarëve të KFOR-it e gazetarëve, të cilën e ka quajtur shqetësuese.

“Ne jemi të vendosur të forcojmë lidhjet tona. Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese”, ka dekalruar ai.

“Kjo është e një rëndësie thelbësore për të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për Evropën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin evropian”,

Lajme të ngjashme