Kryeministri holandez: Kurtit ia shprehëm brengat për tensionet në veri
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë se në takimin me kryeministrin Albin Kurti, shprehën brengat për tensionet në veri.
Në një konferencë për media, fillimisht, ai përmendi se Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër shtetet e para që njohën pavarësinë e Kosovës.
“Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër të parat shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor është me afërt se kurrë. Kështu tentojmë të forcojmë dhe zgjerojmë këtë angazhim në nivel bilateral dhe evropian.” – tha ai në një konferencë për media pas pëfundimit të takimit.
Tutje, Rutte shtoi se stabiliteti në rajon është shumë i rëndësishëm dhe se situata në veri duhet të deeskalohet.
“Konsideroj se agresioni i Rusisë e ka bërë këtë edhe më të rëndësishme se kurrë më parë. Stabiliteti regjional është proces tejet i rëndëisshëm, sot i shprehëm brengat tona për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Holanda dhe Luksemburgu tentojnë të deeskalojnë situtatën dhe të normalizohen raportet mes dy shtetete. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen ën rajon, por drejt integrimit, mbrojtja, liria e sundimit të ligjit.” – deklaroi ai.
Po ashtu, kryeministri holandez kofnirmoi se sot do të kenë një diskutim me OJQ-të në Kosovë.