Krizë, krizë, krizë: Qeveria Kurti paralajmëron vjeshtë të zorshme me energji, ushqim, e Covid - NACIONALE

Krizë, krizë, krizë: Qeveria Kurti paralajmëron vjeshtë të zorshme me energji, ushqim, e Covid

4 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Pushimet verore dalëngadalë po përfundojnë, e bashkë me to edhe rahatia e qytetarëve. Kosova pritet të përballet me sfida të mëdha ekonomike, politike e shëndetësore në vjeshtën e ardhshme.

1 shtatori i reciprocitetit me Serbinë, greva e arsimit, reduktimet me rrymë, kriza ushqimore, inflacioni, dhe, së fundmi, paralajmërimet për shpërthimin e COVID-19 janë vetëm disa nga “skenarët ogurzi” të muajve të ardhshëm.

Agjenda e kryeministri Albin Kurti e vartësit e tij, është e ngjeshur, teksa problemet në veri po vazhon të mos gjejnë zgjidhje.

Kriza, grevë, tensione…dhe pafundësisht kriza

Nga t’ia fillojmë për të përshkruar muajt e ardhshëm, në atë që tashmë po quhet “vjeshta e vështirë”.

Të dielën e 21 gushtit, ministri i Shëndetësisë , Rifat Latifi, ka paralajmëruar shpërthimin e mundshëm të rasteve me koronavirus.

Është shumë e mundshme që do të kemi një vjeshtë më të vështirë sesa që e kemi verën tash. Shtetet e ndryshme në Evropë kanë marrë masa më të rënda. Ne do t’i marrim ato masa që na duhet mi marr”, tha ai.

E grëve ka paraljmëruar edhe Sindikata së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, ditë më parë deklaroi se nëse Qeveria e Kosovës nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, nga 1 shtatori do të ketë greva të përgjithshme.

Ne mendojmë që me 1 shtator të fillojë viti shkollor, mirëpo se a do të fillojë varet nga Qeveria. Se dëshira jonë është që viti shkollor të fillojë me 1 shtator dhe të gjithë nxënësit t’i gëzohen ditës të parë të mësimit, mirëpo Qeveria është ajo që nuk është duke i realizuar kërkesat tashmë të njohura për gjithë opinionin për mësimdhënësit”.

Për greve kanë folur edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Ndërsa, 1 shtatori, ndonëse nuk është vjeshtë, është dita kur skadon shtyrja e reciprocitetit për targa e dokumente me Serbinë.

"Nuk do të ketë shtyrje tjetër. Po, ne mund t'i heqim këto dokumente, nëse i heqin edhe serbët", tha Kurti para mediave pas takimit të 18 gushtit.

Meqë me 18 gusht nuk arrit asnjë marrëveshje me fillimin e zbatimit të reciprocitetit mund të nisin edhe tensionet në veri të vendit.

Për shkak të kësaj gjendje tensionuese që priten në shtator dhe tensioneve që ndodhën me 31 gusht, KFOR-i ka rritë prezencen e trupave ushtarakë në veri.

Gjithashtu, SHBA ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes që parasheh zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilën Kurti e kritikonte sa ishte në opozitë.

Kriza energjetike që ka filluar

Kosova ka më shumë se një javë që po përballet me reduktimet e rrymës.

Ndonëse u tha që Shqipëria do t’i dalë në ndihmë nuk mjaftoi që reduktimet e energjisë elektrike të ndërpriten.

Por, problemet me energjinë elektrike pritën të veshtirësohen edhe me tutje gjatë dimrit. Një gjë të tillë ë ka paralajmruar edhe vetë qeveria, e cila u ka kërkuar qytetarëve të kursejnë energjinë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se vendin e pret një dimër i vështirë, sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Besoj është e qartë për të gjithë. Dimri i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë për të gjithë Evropën, kjo do të na ndikojë edhe neve në masën që ne kemi nevojë për import të energjisë. Është mirë të jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që po na presin. Jemi duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të realizueshme për një kohë të shkurtër.”, deklaroi Rizvanolli.

E inflacioni ka muaj që është ngritur. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, lëndët e ngurta djegëse, si drunjët, peleti, kanë shënuar rritje për afro 40 për qind në muajin qershor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vetëm në muajin korrik, inflacioni ka arritur në 14,2%, e për rrjedhojë janë rritur edhe çmimet e shumë produketeve.

Lajme të ngjashme