Kritikohen për pasivitet e fajësohen nga pushteti - a po e “eklipson” Kurti opozitën? - NACIONALE

Kritikohen për pasivitet e fajësohen nga pushteti - a po e “eklipson” Kurti opozitën?

3 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Në zyrën e kryeministri Albin Kurti, dje u bënë bashkë pozitë e opozitë. Ftesës së Kurtit për të diskutuar zhvillimet e fundit në veri të vendit iu përgjigjen pozitivisht të gjithë krerët opozitarë. Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinajshkuan për ta dëgjuar kryeministrin mbi variantet se si të dilet nga kjo situatë dhe si të bashkërëndohen karshi spektrit ndërkombëtarë, me theks të veçantë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës parlamentare dolën “zhgënjyeshëm” nga ky takim, madje Haradinaj edhe e braktisi atë qysh në fillim, duke dalur në formë demonstrative nga kryeministria.

Mirëpo, në një situatë të përmbysur, pak kush mund ta besonte se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti do të ishte përgjigjur pozitivisht një ftese të tillë, ngase i njëjti në opozitë ka refuzuar secilën thirrje nga kryeministrat paraprak. Madje, ngajrjeve të tilla sikurse këto në veri, Kurti arrinte t’i shëndrronte në kauza duke protestuar në rrugë e me gjuhë ofanzive në Kuvend.

Takimi i djeshëm i spektirt politik u komentua në forma të ndryshme, fotografia e nxjerrur për media ku në “krye të oxhakut” ishin ulur Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla përballë opozitës të rreshtuar mori vëmendje në opinionin pubilik, dikush duke e komentuar si hap i mirë si preteks se çështja me Serbinë duhet të prodhoj një gjithëpërfshirje politike, e dikush e pa si “poshtërim e tallje” që Kurti po i bën opozitës.

Mirëpo, prej se Albin Kurti është kryeministër i vendit, opozita në vazhdimësi ka qenë nën shënjestrën e kritikave se nuk po aktivizohet si duhet në rolin e saj dhe se po nënshtrohet ndaj madhështisë së numrave të partisë në pushtet.

Politologu Shkodran Ramadani, performancën e opozitës e quan “shërbim ndaj pushteti”. Në një status në Facebook, Ramadani shkruan se ky lloj opizitarizëm nuk është është pasivitet por “besnikri ndaj pushtetit”.

“Partitë opozitare deri tash nuk kanë qenë spektatore dhe pasive, por absolutisht dhe besnikrisht në shërbim të pushtetit. Sepse neutraliteti në situata të tilla është mbështetje për atë që e kanë pushtetin në dorë”, shkruan Ramadani, madje, një opozitë kësi lloji ai e quan “tradhëti” ndaj arritjeve të kaluara të Kosovës.

“Ky opozitarizëm është tradhëti edhe ndaj arritjeve të kalume shtetërore, edhe ndaj elektoratit aktual. Çdo pushtet në botë, sidomos ata autoritare, do të donin të kishin një opozitë të tillë kaq të dëgjueshme”, mendon Ramadani.

Mirëpo më ndryshe mendon opinionisti Halil Matoshi, i cili i tha gazetës Nacionale se në një situatë të tillë që po kalon vendi, forca opozitare nuk mund të ketë ndikim, përveçse të rreshtohet, siç thotë ai nga “ana e drejtë”.

“Opozita nuk ka asgjë dorë. E vogël në numra dhe e dominuar nga arroganca e pushtetit, ajo nuk mundet asgjë konkrete në këtë situatë, pos me mbajtë anën e të drejtës, racionales dhe më të mirës për vendin”, tha Matoshi për Nacionale.

Sipas tij, opozita nuk duhet të bie viktimë e sulmeve që i bëhen përmes rrejeteve sociale e u drejtohet gishti për fajësi, që Matoshi i quan si “klithje nacionaliste”.

“Ajo, megjithë denigrimin nga “Brigada e facebook-ut” duhet me e ruajt arsyen dhe mos me ra viktimë e klithjeve nacionaliste “të gjithë me Albinin” sepse Kosovës nuk i duhet hegjemonizëm ndaj pakicave por urtësi politike dhe koordinim e këshillim i përditshëm me sponsorët e lirisë së Kosovës, amerikanët dhe britanikët. Duhet të mbajnë kursin e demokracisë liberale në Kuvend sepse në institucione nuk kanë ndikim. Opozita nuk guxon me luajt me kartën e unitetit nacional nëse nuk do t’i ngjajë opizitës serbe që shfaqet histerike në raport me shqiptarët dhe Kosovën”, tha Halil Matoshi.

Kurse profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, pohon se opozita është pasive, por që sipas tij edhe po të ishte e aktivizuar, roli i saj është jashtëzakonisht i vogël për shkak të numrave në Kuvend.

“Po është e vërtetë se opozita po kritikohet për pasivitet, mirëpo në parim edhe po të ishte aktive, me numrat që i ka në Kuvendin e Kosovës është jashtëzakonisht e vogël. Çkado që do të ndërmerrshin, ndonjë aksion, nuk do të kishte relevancë të madhe, pikërisht për shkak të përqindjes së numrave që i ka në Kuvend”, tha Arifi për Nacionale.

Sipas tij, do të ishte e duhur që opozitarizmi të ishte me aktiv sa i përket zhvillimeve në vend.

“Normalisht e dëshirueshme do të ishte që të kemi një opozitë më aktive dhe më atraktive në ofrimin e opsioneve të ndryshme sa i përket zhvillimit të vendit si në politikë, ekonomi e kështu me radhë. Por ky është realiteti i Kosovës i cili normalisht duhet të ndryshoj. Opozita faktikisht nuk mund ta ndryshoj gjendjen aktuale, atë mund ta bëj vetëm pushteti”, thekson profesori Dritro Arifi.

Sulmet e pozitës ndaj opozitës

Nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, opozita ka qenë në vazhdimësi cak i sulmeve dhe etiketimeve të ndryshme për pothuajse secilën ngjarje që prodhonte debat publik. Dhe togfjalëshi “Që 20 vjet” ndohet në maje të gjuhës nga secila përplajse.

Madje, situata në veri të vendit ku serbët braktisën institucionet e Kosovës, pushteti ka avansuar edhe më tutje etiketimet ndaj opozitës, ku akterë të ndryshëm të mazhorancës me një gjuhë tejet të vrazhdë akuzojnë pozitën se është në linjë të njejtë me Vuçiqin dhe Serbinë.

Në situata të tilla, zakonisht “sulmet” fillohen nga figurat e Vetëvendosjes që vijnë nga Tirana. Aktivisti Boiken Abazi kishte deklaruar se Beogradi në bashkëpunim me “disa politikanë të korruptuar shqiptarë” po tenton rrëzuarjen e Qeverisë Kurti.

Kurse “keqardhje” për qëndrimet e opozitës ndjeu ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme. Qëllimi i tyre është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial prandaj edhe do të duhej të kishte unifikim rreth tyre. Janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Ata duan që t'i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti”, shkroi zonja Haxhiu.

As filozofi dhe aktivisti tjetër nga Tirana, Elvis Hoxha nuk mungoi të përfshihet në gjuhë të njejtë.

Anëtari i Kryesisë së LVV-së, theksoi se opozita po e mbështet hapur Vuçiqin.

"Haptas e bëjnë mbështetjen për Vuçiçin. Haptas e kanë dëmtuar edhe më parë Kosovën.", shkroi z.Hoxha ndër të tjera.

Lajme të ngjashme