“Kritika ka bazë anti-kombëtare”: Mbrojtjen qesharake të Tinka Kurtit për Dejona Mihalin e pëlqejnë edhe deputetët e VV-së
Tinka Kurti, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar mbrëmë në ora 23:18 minuta një status, ku mbron figurën e Dejona Mihalit, koordinatores së komiteteve, e cila dje ishte në shënjestër të kritikave.
Ajo në statusin e saj shkroi se kritika ndaj “Grupit të Tiranës”, siç njihet grupi i aktivistëve të VV-së nga Shqipëria, ka bazë anti-kombëtare.
“Kritikat për 'grupin e Tiranës' kanë bazë anti - kombëtare. Gjithkush e ka të drejtën e angazhimit politik kudo. Kurse brenda kombit nuk është as pyetje. Ngjarja e vitit 2016 kur shteti kishte vendosur t'i deportonte e t'i kthente në Shqipëri ishte akt turpërues për shtetin. Madje edhe për atë që e mbajmë si kulturë tonën. Vazhdimi në këtë teh është po aq i turpshëm.” – shkroi ajo.
Statusin e saj e kanë pëlqyer edhe disa deputetë të VV-së, përfshirë deputetin Sami Kurteshi e Arijeta Rexhepi, ndonëse zonja Kurti nuk mori shumë pëlqime në përgjithësi.