Kritika e premtime: Çfarë kishte thënë presidentja Osmani në fjalimin e vitit të kaluar - NACIONALE

Kritika e premtime: Çfarë kishte thënë presidentja Osmani në fjalimin e vitit të kaluar

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit. Fjalimi i saj fillon sot në ora 09:30. Osmani ka thënë se është e gatshme që t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës. Por të rikujtojmë pikat kryesore të fjalimit të saj vitin e kaluar.

Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin vjetor të saj gjatë viti të kaluar kishte folur për disa tema. Pandemia, dialogu, politika e jashtme, sundimi i ligjit, dhuna ndaj grave, komunitetet e të tjera, ishin disa nga pikat kyçe të fjalimit të saj të vitit 2021.

Ajo kishte kritikuar qeveritë e kaluara ndërsa kishte pasur edhe disa premtime.

Çfarë kishte thënë Osmani?

Vjosa Osmani me 17 dhjetor 2021 në fjalimi e saj vjetor të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, kishte folur edhe për dialogun me Serbinë.

Osmani pati thënë se nuk do të lejojë që dialogu për arritjen e marrëveshjes me Serbinë të bëhet dialog që diskutohet për statusin, territorin, funksionalitetin e brendshëm dhe për rendin kushtetues të Kosovës.

Sipas Osmani, Kosova do të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në dialog teksa kishte thënë se Serbia duhet të heq dorë nga tendenca destabilizues dhe politika agresive ndaj fqinjëve.

Dialogu nuk është dhe nuk do të lejojmë asnjëherë që të shndërrohet në dialog për statusin, për territorin, për funksionalitetin e brendshëm e për rendin kushtetues të vendit tonë. Idetë që kishin për synim ndarjet territoriale në vija etnike dhe aventurat e tjera të rrezikshme nuk do të përsëriten më në vendin tonë.

Dialogu mund të ketë sukses nëse përmbyllet duke pasur në qendër të vetmen zgjidhje e cila sjellë paqe në rajon, e ajo është njohja reciproke, duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës sonë, si dhe të drejtat dhe interesat e qytetarëve tanë

Serbia duhet të heqë dorë nga tendencat destabilizuese në veri, nga presioni ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, si dhe nga përkrahja e strukturave ilegale, sikurse edhe të heqë dorë nga politikat agresive ndaj fqinjëve të saj”, kishte thënë ajo.

Më tej ajo kishte akuzuar Serbinë për mosrespektimin e marrëveshjve të arritura në Bruksel si dhe mos-hapjen e varrezave masive pasi ende nuk dihet fati i 1 mijë e 600 personave të pagjetur.

Pavarësisht se nuk u pa gjatë këtij viti ndonjë rezultat i madh në politikë të Jashtme, presidentja Osmani kishte thënë fjalë të mëdha në fjalimin e saj. Ajo kishte folur për vizitat e saj që kishte pasur në disa shtete dhe për pjesëmarrje në samite të ndryshme.

Osmani në Kuvend kishte thënë se Kosova është projekt i rëndësishëm i politikës amerikane.

Kosova mbetet projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshmi i politikës së jashtme amerikane”, kishtë thënë ajo, teksa javëve të fundit nuk është se u përfillën shumë kërkesat e Amerikës.

Më tej, ajo kishte kritikuar edhe Marrëveshjen e Washingtonit, konktretisht pikën për moratorium njëvjeçar.

Osmani pati thënë se kjo pikë ka cenuar rendin kushtetues të Kosoëvs.

"Duke aplikuar një politike të jashtme tërësisht pasive të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitet in tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike, por edhe ishin fikur dritat e politikës sonë të jashtme. Këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, pati thënë ajo.

Ajo kishte folur edhe për dhunën ndaj grave, ku kishte premtuar angazhim më të madh institucional ndaj siç e pati qujtur ajo “për të ndalur epideminë e dhunës mbi baza gjinore” dhe se procesi i Vettingut është zgjidhje për këto probleme.

Ndërsa duhet kujtuar se gjatë këtij viti janë 3 gra të vrara ndërkaq janë raportuar dhjetra raste të dhunës seksuale.

Kutjojmë se fjalimin e vitit të kaluar e kishte bojkotuar opozita. Ajo ishte akuzuar se nuk është faktor uniteti ashtu siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës.

Nuk dihet nëse edhe fjalimin vjetor të këtij viti do ta bojkotojnë partitë opozitare.

Lajme të ngjashme