Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë - NACIONALE

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deshtimit të radhës të seancës konstituuive. Ai theksoi se është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e disa përfaqësuesve që vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit dhe Kushtetutës.

“Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish - të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit e Kushtetutës.” – tha ai.

Krasniqi kërkoi që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë sa më parë lëndën e PDK-së, për të hedhur poshtë kërkesën për votim të fshehtë dhe për të mundësuar konsituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor.

“Uroj që Gjykata Kushtetuese të vlerësoj sa më parë lëndën tonë - që të bie poshtë insistimi i turpshëm dhe jokushtetues për votim të fshehtë - në mënyrë që të konsituojmë Kuvendin brenda afatit 30 ditor.

Ne kemi zgjedhur Kushtetutën dhe Ligjin për t’i dhënë zgjidhje bllokadës - dhe aty do të mbështetemi deri në fund. Tym e zjarr për Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk kemi, ashtu siç kishte Kurti e Lëvizja Vetevendosje në të kaluarën!” – tha ai.

Lajme të ngjashme