Krasniqi për targat: E mirëpresim marrëveshjen por keni bërë dramë pa pikë nevoje
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se e mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat, porse kjo gjë ka shkaktuar dramë pa pikë nevoje.
“Është vështirë me thanë për katër pesë minuta me vendos çka me thanë për katër pesë javë të fundit të dramë të cilat pa pikë nevoje i keni shkaktuar z.kryeministrit ne e mirëpresim dakordimin që ka ndodhur dje në Bruksel. U bë shumë zhurmë ama jo shumë zhurmë për asgjë sepse në fakt ndodhi shumë sepse një cështje ishte kompetencë e qeverisë arritët që ta shndërroni ta diskutoni e negocioni dhe ta bëni palë Vuciqin dhe Serbinë, këtë ke mund ta bësh vetë, duke u dakordu me SHBA dhe këshillën nga ndërmjetësi Escobar dhe Blinken.”, ka thënë ai.
Krasniqi ka thënë se Kurti u dorëhoq nga vendimi.
“U dorëzove dhe u dorëhoqe”, ka thënë ai.
Tutje ai ka pyetur Qeverinë Kurti se çfarë do të bëhet me serbët që u larguan nga institucionet.
“A do të kthehen serbët në institucionet e Kosoves askush nuk po tregon. A do të ketë normaliteti në veri siç ka pasur, s’mund t’i ktheni eprorët por a do të kthehen një pjesë e tyre në administratë e institucione të tjera?”, ka pyetur ai.
