Krasniqi, pasi nuk e votuan as Dimal Bashën: Kërkuam pauzë 10-minutëshe, por u injoruam - NACIONALE

Krasniqi, pasi nuk e votuan as Dimal Bashën: Kërkuam pauzë 10-minutëshe, por u injoruam

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar zhvillimet në seancën e sotme të Kuvendit, duke thënë se kërkesa e grupit të tij parlamentar për një pauzë 10-minutëshe u refuzua pa arsye nga kryesuesi i mbledhjes.

Sipas tij, mënyra se si u menaxhua seanca është dëshmi e manipulimit nga Lëvizja Vetëvendosje. Krasniqi kritikoi edhe faktin që kandidati i propozuar për kryeparlamentar erdhi nga radhët e kabinetit qeveritar, gjë që e quajti “jokushtetuese"

“Përveç faktit dhe e patë që në diskursin e tyre s’e dinë a janë deputet a janë ministra. Sepse Hekuran Murati doli e propozoi një kolege të tij nga kabineti qeveritar. Është jokushtetuese dhe antilogjike”.

Abelard Tahiri kërkoi një pauzë 10 minutëshe nga kryesuesi i seancës para se të ndodhte ky votim, por edhe këtë herë u injoruam. U munduam ta kemi edhe miratimin e kësaj kërkese, ai e shpërfilli duke mos na e mundësuar fare”.

”Këta janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sa i përket deputetëve këta janë njerëz që kanë zgjedhë Albin Kurti. 10 minuta mos me t’i miratu së pari është disrespekt”.

Ai shtoi se PDK nuk ka asnjë detyrim për të mbështetur kandidatët e propozuar nga Vetëvendosje dhe theksoi se ky subjekt po i mashtron qytetarët duke pretenduar se ka numrat për të qeverisur.

”Asnjë obligim s’e kem me i votu kandidatët e Vetëvendosjes. Asnjë lloj marrëveshje s’e kemi me ta”.

”Këta po krekosen që kanë dalë të parët, urnoni. Ne po e kemi të qartë që s’i ka numrat për qeveri, por mos ta mashtrojë opinionin më tutje. Sot kanë mund me thir një seancë pasdite. Por s’e bënë një gjë të tillë”.

Lajme të ngjashme