Krasniqi nga Malësia e Vërrinit: Mbështetje, mobilizim, optimizëm
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar për takimin që ka pasur me qytetarët nga Malësia e Vërrinit.
Krasniqi ndër të tjera ka shkruar se “qytetarët nga çdo fshat dhe qytet janë bashkuar për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme Bedri Hamzës për Kryeministër.”
E plotë:
Malësia e Vërrinit: Mbështetje. Mobilizim. Optimizëm!
Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së dhe në një të ardhme ma të mirë për Kosovën, qytetarët nga çdo fshat dhe qytet janë bashkuar për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme Bedri Hamzës për Kryeministër.