Krasniqi merr pjesë në inaugurimin e presidentit Trump: ShBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë "aleati ynë më i madh, një partner i pazëvendësueshëm që ka qëndruar krah nesh në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit tonë."
Postimi:
Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh, një partner i pazëvendësueshëm që ka qëndruar krah nesh në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit tonë.
Zoti e bekoftë popullin amerikan! 🇺🇸🇽🇰
(Hapësirë speciale e sponzorizuar)