Kraki me një shkrim qëllimisht të mjegullt? Shtron dilemë nëse “askush nuk e ka seriozisht këtë vend”
Nezir Kraki i GUXO-s ka dalë me një shkrim ambig, të hapur për interpretim në dy anët – qëllimisht mbase.
Kraki shkroi se mund të jetë rasti që “askush nuk e ka seriozisht këtë vend” duke mos shënjuar adresë të qartë se kë po e fajëson.
“...ose unë kam gabu dikun”, shkroi Kraki.
Nuk dihet nëse Kraki e ka ndërmend të godasë edhe Vetëvendosjen në këtë shkrim, mirëpo përgjithësimi kuptimor i fjalëve të tij nuk e përjashton se po.
