“Kosova po vuan prej sanksioneve të BE-së”: Rreth 300 milionë euro projekte të bllokuara, askush s`flet për heqjen e tyre - NACIONALE

“Kosova po vuan prej sanksioneve të BE-së”: Rreth 300 milionë euro projekte të bllokuara, askush s`flet për heqjen e tyre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Republika e Kosovës duket se edhe gjatë vitit 2024 do të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së. Këto masa deri me tani Kosovë i kanë sjell mjaft vuajtje në rrafshin ekonomik dhe atë politik. Vlera e projekteve që janë bllokuar nga këto “sanksione” është rreth 300 milionë euro.

Derisa Kosova vazhdon të dëmtohet nga këto masa, askush prej liderëve institucionalë nuk tregon ndonjë afat kohor se kur mund të hiqen ato. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmend vetëm një pretim të shefit të diplomacisë evropiane, Jofep Borrell.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka treguar me shifra se sa këto masa po e dëmtojnë Kosovën.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se si rezultat i këtyre masave Kosovës i janë bllokuar rreth 300 milionë eurove.

Si rezultat i masave të BE-së ne jemi dëmtuar në dy aspekte: e para është materiale ku deri me tani janë të bllokuara mbi 292 milionë, përafërsisht 300 milionë euro projekte që nuk kanë mundur që të implementohen, ato projekte janë kapitale që me pas impakt drejtpërdrejt te bizneset”, ka thënë si, duke shtuar se në rrafshin e dytë ku dëmtohet Kosova nga këto masa është ai politik.

E dyta është edhe si çështje e imazhit. Nuk është imazh i mirë kur ti si shtet ke masa ndëshkuese në kuptimin e investitorëve të huaj. Ne kërkojmë që ato masa të hiqen sa më shpejt, kërkojmë nga institucionet që të plotësoj kushte dhe kriteret që të mos jemi nën masa ndëshkuese”, ka thënë ai.

I shqetësuar me dëmet që po i shkaktojnë këto masa është shprehur edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti.

Derisa kryeministri Albin Kurti po lavdërohet me qeverisjen e tij, ka thënë ai, Kosova po vuan nga masat e BE-së.

Kosova po vuan keq prej sanksioneve të BE-së ndërsa Kurti po vetëlavdërohet me rezultatet e Qeverisë së tij. Afër 300 milionë euro vlera e projekteve të bllokuara deri tani. Vetëm për një gjysmë viti. Sanksionet vazhdojnë edhe në vitin 2024. As që po flet kush prej atyre që mund t’i heqin. Dëmet për imazhin e Kosovës së sanksionuar nga miqt dhe aleatët tradicionalë janë të pamatshme me numra. Të mëdha, afatgjata. Me fajin e Qeverisë së Kosovës.”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.

Premtimi i Borrellit

Deri me tani, liderët institucionalë të Kosovës vetëm janë ankuar për heqjen e këtyre masave. Askush prej tyre nuk ka mundur të jap ndonjë afat kohor se kur mund të hiqen masat.

E fundit që ka folur për këtë qeshje, ka qenë presidentja Vjosa Osmani.

Aji ka bërë me dije se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell i ka premtuar se do bëjë propozimin për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Në takimin e fundit të BE-se me Ballkanin Perëndimor kam insistuar që të përfshihet një rrugë e qartë se si të hiqen masat dhe me këtë kërkesë është përcaktuar ajo rrugë ku ja kanë dhënë këtë të drejtë Borellit që ai ta bëjë propozimin për heqjen e masave dhe pas propozimit të tij ato te hiqen”, ka thënë Osmani në një intervistë për emisionin “Click” në RTV21, të cilën e ka dhënë në fund të muaji të kaluar.

As ajo nuk ka përmendur se kur mund ta bëj këtë propozim shefi i diplomacisë evropiane.

Borrell me ka premtuar që do ta bëjë këtë propozim, në vazhdimisht do të bëjmë preson që ky propozim të vijë shumë shpejt”, ka thënë Osmani.

Masat ndëshkuar të BE-së ndaj Kosovës ishin vendosur në muajin maj të viti të kaluar, pasi Qeveria e Kosovës kishte vendosur që katër kryetarët e rinj të komunave veriore t`i dërgonte me polici në zyrat komunave.

Më pas, në muajin gusht, në Bratislavë, Kosova dhe BE-ja janë pajtuar për deeskalimin e situatës në veri. Megjithatë, edhe pas zvogëlimin të prezencës policore në veri të vendit, BE-ja nuk ka hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Lajme të ngjashme