Kosova po vuan nga vizat? Britania e lë muzikanten të durojë bombardimet ruse qe tre muaj - NACIONALE

Kosova po vuan nga vizat? Britania e lë muzikanten të durojë bombardimet ruse qe tre muaj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vajzë e talentuar 17 vjeçare që po jeton në vijë të frontit të luftës së Ukrainës është lënë që të pres për tre muaj për një vizë nga Britania e Madhe, gjë që tregon për mangësi serizoe në prmetimet e qeverisë për të ndihmuar fëmijët që nuk janë të shoqëruar nga prindërit.

Jemi mësuar me raportimet për vuajtjet e kosovarëve me procesin e vizave, derisa liberalizimi i vizave vazhdon të jetë temë e përditshme dhe shprehë e kahmotshme.

Por, ky është një rast krejtësisht tjetër që duket më i afërt për ne, edhe pse shumë më mizor. Anastasiia, që jeton në rajonin e okupuar nga Rusia të quajtur Zaporizhzhia, ku luftimet kanë qenë intenzive, është përballur me bombardime konstante ndërsa priste që t’i bashkohej një familjeje nga Hertfordshire.

“Ka kaq shumë bomba dhe raketa, e ndërtesat janë kapluar nga flakët,” - u shpreh ajo. “Ata po luftojnë përditë. Mund të dalë jashtë por është shumë rrezik.”

The Guardian ka vendosur që të mos i publikojë mbiemrin pasi asaj i duhet të kalojë nëpër pika kontrolli për t’u arratisur nga ai vend.

Anastasiia është vetëm njëra mes një mijë fëmijëve pa prindër që kanë aplikuar për vizë por që mbetën askund pasi qeveria britanike vendosi të ndryshonte politikën e saj që kërkon prej fëmijëve të udhtojnë me prindër ose me kujdestarë.

Ky problem duhej të ishte zgjidhur muajin e kaluar pasi qeveria njoftoi se do të lejonte kalim të sigurtë për në Mbretërinë e Bashkuar para ata që tashmë kishin aplikuar.

Por, ‘dreqi’ fshihet në detaje. Dhe në një detaj të vendimit thuhet që fëmijët duhej të kishin njohur familjet nikoqire para se të shpërthente lufta në Ukrainë.

Në një letër që iu dërgua në fund të qershorit Anastasiias thuhej që “në fillim të korrikut” ajo do të kontaktohej për një skemë të re por që familja ku do të shkonte do të kualifikohej për ta marrë nëse do ta kishin njohur para fillimit të luftës. Prej asaj kohe ajo nuk ka dëgjuar asgjë tjetër nga qeveria.

Anastassia është njëra prej shumë muzikantëve të rinj që u ndihmuan t’i bashkoheshin familjeve në Britani. Ndërsa ata që ishin mbi moshën 18 vjeçare kishin mundësi të shkonin në Britani, Anastassia u la që të priste.

Ajo thotë që kishte “ëndrruar të ishte pjesë e një orkestre të madhe”.

Prindërit e Anastasias, që po përkujdesen për katër fëmijë të adoptuar me nevoja të ndryshme shëndetësore, nuk duan që vajza e saj të udhëtojë pa vizë. Pa mbrojtjen e një familjeje nikoqire, ata brengosen për udhëtimet e saj tjetërkund në Evropë.

Para luftës, Anastasiia kishte qenë pjesë e shkollës së muzikës dhe kishte praktikuar për pesë deri në gjashtë orë në ditë. Tash ajo e ka të vështirë ta bëjë një gjë të tillë, sepse shpesh i duhet të strehohet në podrum të shtëpisë dhe i duhet të ndihmojë prindërit me fëmijët e tjerë.

Lajme të ngjashme