Kosova dhe ShBA me marrëveshje për “mbrojtje të informacionit të klasifikuar” - NACIONALE

Kosova dhe ShBA me marrëveshje për “mbrojtje të informacionit të klasifikuar”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan këtë enjte marrëveshje “mbi masat e sigurisë me qëlluim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar”, njoftoi Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti e vlerësoi marrëveshjen si “tejet të rëndësishme” në kuadër të bashkëpunimit Prishtinë-Uashington në fushën e sigurisë, përkatësisht të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.

Ambasdori amerikan Jeffrey Hovenier, sipas ZKM-së, tha se marrëveshja “përfaqëson zotimin e fuqishëm të tyre për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe se në të njëjtën kohë çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial përmes shkëmbimit të informatave me ShBA-në”.

Ai po ashtu shtoi se ShBA mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, shton ZKM-ja.

Me marrëveshjen e nënshkruar sot dy shtetet marrin detyrime për mbrojtën e informatave të klasifikuara të njëra tjetrës, duke hapur derën për shkëmbim të këtyre informatave. Informacioni i kategorizuar si i tillë, do të ruhet ashtu siç e parasheh legjislacioni nacional dhe nuk do zbulohet përveç ndaj atyre që posedojnë çertifikatë të sigurisë, pa marrë parasysh pozitën apo titullin që personi i interesuar në informacion të klasifikuar gëzon. Marrëveshja parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes tij në raport me palët e autorizuara”, vazhdon njoftimi.

Lajme të ngjashme