Kontrollet në pesë lokacionet në veri: Krejt çka dihet deri tash nga aksioni i policisë - NACIONALE

Kontrollet në pesë lokacionet në veri: Krejt çka dihet deri tash nga aksioni i policisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Që në mëngjes, Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, tregoi se është duke zbatuar një urdhër për kontrolle në pesë lokacioni në veri. Sipas Policisë, këto kontrolle janë duke u zhvilluar në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, ku më 24 shtator u krye një sulm terrorist nga një grup i armatosur i serbëve. Çka ndodhi deri tash?

Tashmë aksioni në katër lokacione ka përfunduar. Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, i ka thënë Klan Kosovës se aksioni i kontrolleve është duke vazhduar edhe në një lokacion tjetër. Policia e Kosovës sot ka njoftuar është duke zhvilluar aksione në pesë lokacione.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.” – është thënë në njoftimin e policisë.

Ndryshe, mediumi Kallxo raporton se Policia e Kosovës ka shkuar për të kontrolluar pronat e Milan Radojiçiqit, i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

Siç shkruan Kallxo.com, gjatë operacionit policor, njesitet elitare të Policisë së Kosovës po kryen bastisje edhe në pronat e Radojiçiqit, që zyrtarisht është ende nënkryetar i Listës Serbe, ndërsa

“KALLXO.com meson se në pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm në veri, shihet se Policia e Kosovës janë afër restorantit “Grej”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiq.” – shkruan Kalllxo.

Ndërsa, Klan Kosova, duke u bazuar në burimet e saj, raporton se Policia e Kosovës ka shkuar për kontrolle edhe në vilën e Milan Radojiçiqit, i dyshur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, e cila vilë gjendet në Ujman.

“Klan Kosova përmes burimeve mëson se shënjestër e këytre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Sipas këtij burimi, vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit.”shkruan Klan Kosova.

Çka njoftoi policia në mëngjes?

Në njoftimin e tyre, Policia tregon se në pesë lokacione do të zhvillohen kontrolle dhe se qytetarët nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësimi. Tutje, aty shkruhet se këto urdhër-kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in, dy institucionet ndërkombëtare.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.” – njoftoi Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme