Sulmi terrorist në Banjskë: Dalin pamjet e para të aksionit të policisë në veri
Në mëngjes, Policia e Kosovës njoftoi se do të kryejë kontrolle në pesë lokacione në veri të Kosovës, të cilat kontrolle lidhen me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Të gjitha këto urdhra për kontrolle, sipas Policisë, po zbatohen në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in.
Tashmë mediumi lokal serb në veri, “Kontakt Plus”, ka publikuar disa fotografi dhe një video nga aksioni i Policisë së Kosovës, ku shihen disa pjesëtarë të njësiteve elitare dhe disa vetura të blinduara të policisë para një lokali.