Policia e Kosovës shkon për kontrolle te prona e Milan Radojiçiqit
Mediumi Kallxo raporton se Policia e Kosovës ka shkuar për të kontrolluar pronat e Milan Radojiçiqit, i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.
Siç shkruan Kallxo.com, gjatë operacionit policor, njesitet elitare të Policisë së Kosovës po kryen bastisje edhe në pronat e Radojiçiqit, që zyrtarisht është ende nënkryetar i Listës Serbe.
“KALLXO.com meson se në pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm në veri, shihet se Policia e Kosovës janë afër restorantit “Grej”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiq.” – shkruan Kalllxo.
Gazeta Nacionale nuk ka arritur të konfirmojë në mënyrë të pavarur raportimin e Kallxo.com.