Konjufca takon Presidentin e Asamblesë të KiE-së, u bisedua për aplikimin e Kosovës - NACIONALE

Konjufca takon Presidentin e Asamblesë të KiE-së, u bisedua për aplikimin e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka takuar Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox.

Konjufca gjatë ditës ka zhvilluar takime të ndara me Kryesuesin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, Zsolt Németh, Kryesuesin e Grupit Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, Iulian Bulai, me deputetin nga radhët e delegacionit gjerman në APKE, Knut Abraham, si dhe me George Papandreu, nga radhët e delegacionit grek.

Në këto takime u diskutua për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, rëndësinë dhe mbështetjen e nevojshme, për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, progresin në respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, gjë që dëshmohet nga raporte ndërkombëtare, si dhe tema të tjera me interes për thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës.” – thuhet në njoftim.

Zyra për media e Kuvendit të Kosovë ka bërë të ditur se në këto takime u kuptua rëndësia dhe domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përderisa kryetari Konjufca kërkoi mbështetje në këtë proces.

Lajme të ngjashme