Konjufca: Ne nuk do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike - NACIONALE

Konjufca: Ne nuk do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Mandatari i Vetëvendosjes për Kryeministër, Glauk Konjufca me të dalë nga zyret ku u propozua për të parin e qeverisë, ka thënë se nuk kërkon koalicion me partitë opozitare.

Ne nuk do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike. Ideja ka qenë e thjeshtë që të bëhet nj qeveri e re për të shmangur zgjedhjet dhe e dyta që të provojmë të bashkëpunojmë për të pasur Kosova buxhetin e saj. Nëse këto dyja nuk bëhen nuk është për të mirë e Kosovës për këtë arsye VV-ja më propozoi për kryeministër unë e pranova, e shohim veprimin e presidentes, nuk e di teknikisht por kjo pritet të ndodhë.”

Ai ka përmendur kostot e larta që duhet të paguhen për organizimin e zgjedhjve, të cilat tha se është mirë të shmangen.

Nëse kjo nuk shmanget atëherë Kosova do të ketë pesë parë zgjedhje brenda vitit, e mos ta përmendim koston që është rreth 40 milionë euro që prej gjepave të juaj do të paguani.”

Ai tutuje, është shprehur se s’bëhet fjalë për një qeveri afatgjate, por thjesht të tejkalohet kjo situatë.

Ta keni parasysh që kur të arrijmë te momenti i presidentit nuk është e sigurt që një parlament i ardhshëm mundet me zgjidh çështjen e presidentit, për të shmangur dy parë zgjedhje të kemi qeveri së paku deri atëherë.

Besoj që forcat opozitare do të reflektojnë dhe do të bashkëpunojmë. Ama jo për një qeveri afatgjate me koalicione vetëm thjeshtë ti thirrëm mendjes që këto gjëra të kalojnë”, ka thënë Konjufca.

Sqarim: Për shkak të mungesës së sinjalit dhe defekteve teknike, titulli dhe citati i ketij artikulli është ndryshuar.

Konjufca nuk kishte thënë se kërkon koalicion ose marrëveshje

Lajme të ngjashme