Konjufca: Motet ndërrohen, por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë - NACIONALE

Konjufca: Motet ndërrohen, por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Vitin e Ri.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Konjufca ka thënë se motet ndërrohen, por Republika e Kosovës është e shenjtë dhe e paprekshme.

"Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin", tha ndër tjerash ai në urimin e tij.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme