Konfirmon kryeministri: Britania do t’i japë tanke “Challenger 2” Ukrainës - NACIONALE

Konfirmon kryeministri: Britania do t’i japë tanke “Challenger 2” Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka konfirmuar se vendi i tij do t’i ofrojë Ukrainës tanke të tipit “Challenger 2”.

Sunak ia dha lajmin e mirë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një bisede telefonike, njoftoi qeveria britanike. Një njoftim thuhet se kryeministri Sunak “i ofroi një përmbledhje të ambicies së Mbretërisë së Bashkuar për ta shpeshtuar përkrahjen tonë për Ukrainën” presidentit Zelensky.

Në njoftim thuhet se dy udhëheqësit reflektuan edhe për fitoret e Ukrainës “që po i zmbrapsin trupat ruse dhe që po ua përkeqësojnë problemet ushtarake e të moralit” si dhe për “nevojën për ta shfrytëzuar këtë moment me një përshpejtim të përkrahjes ushtarake e diplomatike globale”.

“Kryeministri [Sunak] dhe presidenti Zelensky i mirëpritën zotimet e tjera ndërkombëtare në kët venë, përfshirë ofertën e Polonisë për të ofruar një grup tankesh “Leopard”- shtoi një zëdhënës i qeverisë britanike.

“Kryeministri theksoi se ai dhe e tërë Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të punojnë intensivisht me partnerë ndërkombëtarë për ta ofruar shpejt llojin e ndihmës që do t’i lejoj Ukrainës që ta vazhdojë përparimin e saj, ta fitojë këtë luftë dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme”- shtoi ai.

Televizioni BBC ka marrë vesh se zotimi fillestar i qeverisë britanike është për ta furnizuar Ukrainën me 12 tanke të tipit “Challenger 2”.

Pas bisedës telefonike me kryeministrin britanik, presidenti Zelensky e falënderoi atë për përkrahjen dhe tha se vendimet e Mbretërisë së Bashkuar do ta dërgojnë sinjalin e qartë për partnerët e tjerë, duke iu referuar, me gjasë, shteteve që kanë ngurruar për t’i dhënë vendit të tij armatim të rëndë nga frika për mundësinë e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Lajme të ngjashme