Konfirmohet raportimi i Nacionales: Gërvalla voton në diasporë, ndonëse për 4 vjet jetoi në Kosovë - NACIONALE

Konfirmohet raportimi i Nacionales: Gërvalla voton në diasporë, ndonëse për 4 vjet jetoi në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka votuar sot në diasporë.

Në këtë mënyrë është konfirmuar raportimi i Nacionales, që kryediplomatja Gërvalla ishte regjistruar për të votuar jashtë Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Gërvalla ka treguar për votën që e ka dhënë sot.

Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet. Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë. Kjo votë është për ju. Për mallin që e keni bërë forcë, për fjalën shqip që nuk e latë të heshtë, për rrënjët që nuk i harruat kurrë. Kosova ju ka borxh shumë. E sot, unë dhashë votën time me bindjen se ky borxh duhet të njihet, të nderohet dhe të kthehet në vepra”, ka shkruar Gërvalla.

A e mashtroi kryediplomatja KQZ-në?

Me një veprim të tillë kryediploatja duket se e ka mashtruar KQZ-në, meqenëse ajo nuk jeton jashtë Kosovës.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në mënyrë të qartë tregon se vetëm shtetasi e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës.

Në nenin 96, paragrafi 1, ligji tregon se kush mund të regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës.

Shtetasi me të drejtë vote, i cili jeton jashtë Kosovës, mund të votojë për zgjedhje nëse ai ose ajo aplikon dhe regjistrohet suksesshëm për votim jashtë Kosovës” thuhet në paragrafin e parë të nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Gjatë procesit të regjistrimit, shtetasi i Kosovës që jetojnë jashtë vendit do t`i duhet të plotësonte edhe të dhënat për adresë në shtetin ku jeton.

Gazeta nuk ka arritur të mësoj se çfarë adrese ka shënuar Gërvalla në aplikacion kur është regjistruar, kur ajo jeton dhe punon në Prishtinë prej katër vitesh.

Para katër viteve, Donika Gërvalla vete kishte treguar se e kishte lëshuar Gjermaninë dhe ishte kthyer në Kosovës për një kohë më të gjatë.

Më 19 janar të vitit 2021, ajo kishte shkruar edhe një status në profilin e saj në “Facebook”, ku tregonte për kthimin në Kosovës.

Ka pak ditë që jam kthyer përsëri në Kosovë. Këtë herë për një kohë më të gjatë. Për herë të parë kandidoj që si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të jem pjesë e drejtpërdrejtë e politikës së vendit. E shoh këtë si kontribut timin për çlirimin e Kosovës nga krimi dhe korrupsioni i instaluar prei vitesh dhe hapjen e një perspektive më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. Unë në politikë mbetem ajo Donikë që kam qenë gjithmonë, me të gjithë personalitetin dhe bindjet e mia. Askush nuk do të mund të ma ndalojë mendimin e pavarur, të mësuar dhe ushtruar që në vegjëlinë më të hershme në Prishtinë dhe Dubovik, Shqipëri dhe Gjermani. As respektin ndaj qytetarit në çdo cep të vendit. Për mua Kosova nuk është vetëm Prishtinë, por është çdo qytet e fshat nga Dukagjini në Drenicë, nga Llapi në Anamoravë dhe sigurisht edhe në Mitrovicë. Gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme në këtë platformë, por edhe tjetërkund do të mund të lexohet konkretisht se si, së bashku me një grup të vogël, płot njerëz të guximshëm dhe të mençur, kemi menduar të japim kontributin tonë”, ka shkruar Gërvalla.

Kurse, në mars të po atij viti, ajo kishte marrë postimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, Gërvalla ka formuar dhe është zgjedhur bashkëkryetare e një partive e politike në Kosovës. Partinë Guxo, e cila është në koalicion me LVV-në për zgjedhjet e 9 shkurtit, ajo e udhëheq bashkë me Faton Pecin.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë do të votohet në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës. Ky proces do të zhvillohet më 8 shkurt, një ditë para ditës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme