Konfirmohet më në fund: Vjosa Osmani është operuar - NACIONALE

Konfirmohet më në fund: Vjosa Osmani është operuar

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Më në fund është konfirmuar: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është operuar.

Këtë e konfirmoi para pak çastesh Presidenca. Më poshtë edhe komunikata, teksa lajmi është në përditësim.

Siç bëhet e ditur në këtë komunikatë, Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik, (heqja e tëmthit).

"Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë."

Çka raportoi Nacionalja?

Kujtojmë se ishte Gazeta Nacionale ajo që duke u thirrur në burimet e saj, raportoi për shtrirjen e Vjosa Osmanit në spitalin privat "Aloka".

Veç kësaj, Nacionale telefonoi edhe drejtorin e këtij spitali privat, Halit Maloku.

Ky i fundit, para pak kohësh nuk e kishte pohuar e as mohuar praninë e Osmanit në spitalin ku ai ushtron detyrën e drejtorit.

Nacionale përmes burimeve kishte mësuar se presidentja e vendit Vjosa Osmani është shtrirë në spital, gjë kjo më pas e konfirmuar nga gazetarët që kanë shkuar në spitalin e përmendur.

Burimet i kishin thënë gazetës se bëhet fjalë për një problem në idhëz, e për të cilin mund t’i jetë dashur operacioni.

“Problemi në idhëz mund t’i jetë shkaktuar nga dieta,” – i tha ai Nacionales. Veturat e Presidencës janë parë jashtë spitalit Aloka nga gazetarët e Nacionales.

Lajme të ngjashme