Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: Një anëtar i yni u aksidentua në mal
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka reaguar pasi që njëri nga anëtarët e saj është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka njoftuar se personi i përfshirë tashmë është duke marrë trajtim mjekësor.
“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ata aktualisht janë në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ishte përfshirë për t'i dhënë ndihmë, teksa të njëjtit kishin njoftuar për nisjen e aksionit për ta shpëtuar të aksidentuarin.
Pas kësaj, nga kjo organizatë kanë treguar se misioni është kryer më sukses.
