U kërkua asistimi i helikopterit, shpëtohet shtetasi i huaj që u lëndua në Brezovicë
Ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka arritur që ta shpëtojë një shtetas të huaj, me këtë të fundit që ishte lënduar si pasojë e një rrëshqitje.
Kështu kanë bërë të ditur nga kjo organizatë për Klan Kosovën. Në intervenim ndërkaq, është kërkuar edhe asistenca e helikopterit të KFOR-it.
“Jemi kontaktuar nga një person i cili ka qenë së bashku me viktimën dhe ne në bazë të koordinatave e kemi gjetur. I kemi ofruar ndihmën e parë dhe e kemi dërguar në spital. Gjendja e tij është stabile.
Ka thyerje në disa pjesë, por ka edhe lëndime në boshtin kurrizor. E kemi kërkuar edhe asistimin nga KFOR-i me helikopter. Kjo për shkak se në këtë pjesë ka qenë ftohtë dhe ne nuk kemi dashur me humb kohë”, u tha tutje në njoftimin e tyre.
