Komandanti i KFOR-it mbledh ambasadorët e shteteve kontribuese, këto janë temat që u diskutuan
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka mbajtur një takim me ambasadorët e shteteve kontribuese në këtë mision.
KFOR në njoftim ka thënë se janë diskutuar shumë tema, duke përfshirë sigurinë në rajon, situatën pas zgjedhjeve në Kosovë, aktivitetet e këtij misioni e të tjera.
"Sot komandanti i misionit KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka mbajtur një takim me ambasadorët e shteteve kontribuese, në zyrat e KFOR në kampin Film City në Prishtinë.
Diskutimi ka mbuluar një sërë temash, duke përfshirë sigurinë në rajon, situatën në Kosovë pas zgjdhjeve parlamentare në shkurt, takimin e fundit të komandantit me z.Sorensen, emisarin evropian për dialogun, aktivitetet e KFOR-it dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar” – thuhet në një njoftim.
Tutje, thuhet:
“Të gjithë pjesëmarrësit përsëriten rolin e rëndësishëm që luan KFOR në përkrahje të stabilitetit në rajon dhe rëndësinë e përpjekjeve të përbashkta drejt sigurisë së qëndrueshme në të mirë të të gjitha komuniteteve”.