Komandanti i FSK-së: Kemi arritur që të identifikojmë dy persona gjallë nën rrënoja, njëri është fëmijë
Komandanti i kontingjentit të FSK-së në Kosovë, Egzon Syla ka treguar edhe njëherë për situatën qe po vazhdon të jetë në Turqi si pasojë e tërmetit.
Ai në një prononcim për Euroneës Albania ka thënë se kanë arritur që të identifikojnë edhe dy persona të gjallë nën rrënoja.
Syla tutje ka dhënë detaje për këtë ngjarje. Ai ka theksuar se ka qenë një pallat 7-katësh, dhe në katin e parë kanë identifikuar dy zëra.
Sipas tij, njëri ka qenë i moshës madhore ndërsa, një tjetër ka qenë një fëmijë i vogël.
“Me pajisjet tona të dëgjimit, me kamera dhe pajisje të tjera, kemi arritur të identifikojmë dy persona gjallë nën rrënoja. Ka qenë një pallat 7-katësh dhe në katin e pari kemi identifikuar dy zëra, njëri i moshës madhe dhe tjetri një fëmijë i vogël. E gjithë ndërtesa ka qenë e rrënuar aty. Katet kanë qenë pothuajse të palosura me njëri-tjetrin. Ka qenë një katastrofë”, theksoi ai.
