Erdogan reagon pas tërmetit: Shpresojmë ta tejkalojmë
Presidenti i Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reguar pas tërmeti që la të vdekur të paktën 100 persona.
Erdogan në rrjetin social Tëitter, ka thënë ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti.
“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi.”
“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë.” – ka shkruar Erdogan ndër të tjera.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.
Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 76 vdekje deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin. Në Siri, më shumë se 50 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore.
Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.
Biz de yaşanan deprem sonrası başlatılan çalışmaları koordine ediyoruz. Yaşadığımız bu felaketi inşallah hep birlikte en kısa sürede ve en az hasarla atlatmayı temenni ediyor, çalışmalarımızı sürdürüyoruz.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 6, 2023
