Kica-Xhelili tregon se çka po tenton të bëjë Qeveria Kurti në Këshillin Prokurorial të Kosovës
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, përmes një shkrimin në Facebook, ka kritikuar “reformat” e pushteti në sistemin e drejtësisë.
Sipas saj, këto janë “reforma eksperimentale” teksa ka kritikuar Projekligjin për Këshillin Prokurorial.
Kica-Xhelili pretendon që pushtetit po dëshiron që të në KPK të ketë anëtarët të votuar nga pushteti.
“E kam thënë më herët dhe po e them prap: Kjo nuk ka të bëj me pavarësim të sistemit të drejtësisë. Kjo ka të bëj me përfshirje të individëve të zgjedhur e votuar nga kjo shumicë parlamentare si anëtarë të KPK, që të sigurojnë se përfillen instruksionet e Qeverisë në drejtësi.” – ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj:
“Reforma” eksperimentale në drejtësi
Në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) janë 13 anëtarë. Ministria e Drejtësisë (MD), me projektligjin për KPK të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, përcaktonte ta reduktojë numrin në 7.
Tani nga MD thonë që planifikojnë të jenë 19 ose 21 anëtarë. Rreth 180 prokurorë krejt Kosova, një pjesë e madhe e emëruar gjatë kësaj qeverie, e rreth 20 anëtarë – më shumë se kudo në rajon – t’i ketë KPK-ja - 10% të totalit të numrit të krejt prokurorëve.
E kam thënë më herët dhe po e them prap: Kjo nuk ka të bëj me pavarësim të sistemit të drejtësisë. Kjo ka të bëj me përfshirje të individëve të zgjedhur e votuar nga kjo shumicë parlamentare si anëtarë të KPK, që të sigurojnë se përfillen instruksionet e Qeverisë në drejtësi.
Me këtë sistem prokurorial kaq të ndjeshëm, kaq të ngathët, e me kaq mosbesim publik, kam menduar që nuk ka si bëhet më keq në një vend demokratik. E paskam pasur gabim.
