Kica-Xhelili pas 2 vite të VV-së në pushtet: Sot kemi justifikim të paaftësisë së të tashmes në emër të të kaluarës - NACIONALE

Kica-Xhelili pas 2 vite të VV-së në pushtet: Sot kemi justifikim të paaftësisë së të tashmes në emër të të kaluarës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një video të publikuar nga LDK, me rastin e dy vjetorit të qeverisjes së partisë në pushtet, ajo Qeverinë e ka quajtur të paaftë e cila justifikohen në emër të së kaluarës, duke kujtuar që ky pushtet, pjesë e të cilit ishte edhe Kica-Xhelili, ka bërë dy vite në pushtet dhe synimet ishin tjera.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Kica-Xhelili "kërkon" nga qytetarët që të mos mashtrohen.

"Mos u mashtroni, pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë është titulli i videos së fundit të publikuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputetja e kësaj partie, juristja Doarsa Kica-Xhelili kritikon qeverinë për uljen e pagave dhe për faktin që nuk është bërë padia për gjenocid. “Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid.” – thotë Kica-Xhelili në videon e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të LDK-së.

Në këtë video ajo tha se pushteti nuk i merr parasysh kritikat dhe si rezultat ligjet vazhdimisht rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese. “Sot, ligjet vazhdimisht rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese. Sepse asgjë s’po merret parasysh. Asnjë kritikë. Asnjë shqetësim.” – tha ajo.

Lajme të ngjashme