KFOR-i: I kemi kthyer përgjigje Serbisë, s’mund të hyjmë në hollësi
KFOR-i tashmë i ka kthyer përgjigje Serbisë për kërkesën për kthim të ushtrisë në Kosovë. Në një përgjigje për gazetën Nacionale, KFOR-i ka treguar se përgjigja e KFOR-it është dërguar tek pala serbe.
Megjithatë, KFOR-i ka thënë se nuk mund të hyjë më në detaje të korrespondencës së NATO-së, duke shtuar se mbetet vigjilent dhe plotësisht i gatshëm për të përmbushur mandatin që ka.
“Ne mund të konfirmojmë se përgjigjja e komandantit të KFOR-it ndaj kërkesës serbe është përçuar, por ne nuk hyjmë në hollësi të korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i gatshëm për përmbushjen e mandatit të vet nga OKB-ja.” – tha KFOR-i për Nacionalen.