KFOR-i britanik në veri: Punojnë në ndërrime 18-orëshe, sigurohen që të mos hyjnë armë në Kosovë - NACIONALE

KFOR-i britanik në veri: Punojnë në ndërrime 18-orëshe, sigurohen që të mos hyjnë armë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trupat britanike po vazhdojnë të patrullojnë në kufirin Kosovë-Serbi, si pjesë e misionit të NATO-s në vend, KFOR-it. Së fundi, numrit të tyre iu shtuan edhe disa pjesëtarë të tjerë, pas tensioneve në veri.

“Reuters” ka qëndruar në veri, derisa shkruan se NATO shtoi një mijë trupa në rajon, duke e rritur prezencën në katër mijë e 500 paqeruajtës nga 27 shtete.

Sipas këtij mediumi, ushtarët britanikë po mbajnë ndërrime 18 orëshe në kushte të motit të acartë, duke u siguruar që armë e grupe të armatosura mos të hynë në Kosovë.

“Aktualisht ne jemi këtu në një patrullë rutinë, e cila konsiston në kuptimin e modeleve të jetës, marrjen e inteligjencës për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë që më pas i kthehet KFOR-it (misioni i NATO-s) dhe më lart." – ka thënë lejtnant Joss Gaddie, nga Ushtria Britanike.

Çka tha Stoltenberg?

Gjatë javës së kaluar, Stolteberg qëndroi për vizitë në Kosovë. Në një konferencë për media para gazetarëve në vend, ai përsëriti se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin/pajtimin e trupës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Çdo dërgim i Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të marrë pajtimin e NATO-s, çdo aksioni i policisë së Kosovës në ato zona duhet të informohet paraprakisht KFOR-i dhe të mos të rrezikojë paqen dhe sigurinë.” - tha Stoltenberg.

Fjalët e Vjosa Osmanit se ngjarjet më 24 shtator shënuan “akt të pastër të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës” nuk i bënë shumë përshtypje Stoltenberg-ut, i cili e quajti thjesht “dhunë” ndonëse “të papranueshme” dhe “shqetësim për një konflikt më të gjerë” por nuk e dezignoi si “sulm terrorist dhe paramilitar”.

Stoltenberg më pas iu kthye procesit të normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çka tha se mirëpret “propozimin e fundit për themelimin e Asociacionit”.

Do të ishte hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Jens Stoltenberg, teksa shtoi se “diplomacia duhet të jetë mbi dhunë, dhe zotimet ekzistuese duhet të nderohen”.

KFOR nuk është forcë ligjzbatuese, por Policia e Kosovës dhe EULEX-i”, tha Stoltenberg duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, por siguroi se shqetësimet për sigurinë në pjesën veriore të Kosovës “do t’i ngrejë në Serbi”.

Kemi sjellur 1 mijë trupa shtesë në Kosovës, dhe kemi dërguar arma më të rënda, dhe ngritur patrullat në veri...është përforcimi më i madh i KFOR-it në gati se një dekadë...Këto janë hapat e shpejtë që tregon se e pëbmubshin mandatin tonë të OKB-së...” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme