Këto janë detajet e marrëveshjes për targa - NACIONALE

Këto janë detajet e marrëveshjes për targa

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Është arritur më në fund marrëveshja mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Lajmin e konfirmoi edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Spanjolli përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter" tha se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Veç kësaj ai tha se hapat e radhës do të diskutohen në vijim, kurse ato që dihen, janë se Serbia nuk do të lëshojë më targa ilegale, kurse Kosova nuk do të proçedojë vendimin për gjobitje.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”.

Sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave, kurse Kosova do t'i ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

"Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t'i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur", shtoi tutje ai.

Lajme të ngjashme