Këta janë emrat e biznesmenëve ‘sekretë’ që mund të ketë takuar Kurti në Greqi – Njëri akuzohej për trafik droge - NACIONALE

Këta janë emrat e biznesmenëve ‘sekretë’ që mund të ketë takuar Kurti në Greqi – Njëri akuzohej për trafik droge

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Greqi prej datës 5 e deri më datën 14 korrik. Ai gjatë ditës së djeshme, fatmirësisht foli në lidhje me këtë vizitë, por fatkeqësisht doli qesharak. Emrat e biznesmenëve që donte t'i mbante sekretë që të mos i mësonte 'armiku', i kishin publikuar organizatorët.

Kurti pretendoi se kishte mbajtur takime “sekrete” me biznesmenë grekë (por jo vetëm) me sa duket pa e ditur se emrat e tyre ishin publikuar nga organizatorët e forumeve.

“Kam qëndruar në Greqi në dy konferenca, në të njëjtin vend. Kam takuar afër 30 biznesmenë të ndryshëm, përveç diplomatëve, për çështjen e investimeve në Kosovë.” – u shpreh fillimisht ai.

“Nuk kanë qenë të gjithë grekë. Përpjekjet më të mëdha që i bëj edhe jopublike janë në fushën e investimeve të huaja.” – vazhdoi më pas.

Plot 123 pjesëmarrës ishin pjesë e Tryezës së Rrumbullakët të organizuar nga The Economist. Shumë prej tyre ishin biznesmenë, por emrat e secilit prej tyre mund t’i shihni duke klikuar KËTU.

Mes këtyre biznesmenëve, i pranishëm ishte edhe Evangelos Marinakis. Biznesmeni grek në marsin e vitit 2018 ishte akuzuar për trafikim droge në marsin e vitit 2018.

Nuk dihet nëse Marinakis është në mesin e 30 biznesmenëve grekë që i ka takuar kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij të gjatë në Greqi.

Marinakis është pronar i klubit anglez Nottingham Forest.

Pronari i shumë anijeve akuzohej për trafikim me heroinë, së bashku me tre bashkëpunëtorë të tjerë.

“Ai së bashku me tre bashkëpunëtorë akuzohen për financimin dhe magazinimin e substancave narkotike, duke e ndërtuar një organizatë kriminale të transportimit, trafikimit dhe shitjes së substancave narkotike,” - shkruhej në aktakuzë.

Emrat e afaristëve të tjerë që morën pjesë janë: George Alexopoulos, Tassos Anastasiou, Makis Antypas, Esat Azem, Leonidas Bakouras, Aristotelis Chantavas, Alex Fotakidis, Angeliki Frangou, Ioannis Georgoulas, Gikas Hardeouvelis, Stavros Konstantas, Fabrizio Mattana, Antonis Metaxas, Panagiotis Mourgos, Pavlos Mylonas, George Mylonogiannis, Evangelos Mytilieneos, Greg O’Hara, Alexandra Petsa, Petros Souretis, Georgia Stamatelou, Georgios Stassis, Nikos Stathaopoulos, Orestis Tsakalotos.

Kurti në llogaritë e tij në rrjetet sociale kishte publikuar vetëm takimet që kishte pasur me ish Sekretarin e Shtetit Mike Pompeon, mendimtarin Francis Fukuyama dhe ka shpërndarë diskutimin në panelin ku kishte marrë pjesë me ish kryeministrin maqedon Zoran Zaev dhe me kryeministrin malezez Dritan Abazoviq.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur një takim me biznesmenët kosovarë – shumë prej të cilëve janë të pakënaqur me qasjen shpërfillëse të kryeministrit kosovar.

Lajme të ngjashme