Këshilltari i Kosovës në Rambuje dhe Vjenë: Marrëveshja e marsit nuk ofron njohjen e Kosovës nga Serbia - NACIONALE

Këshilltari i Kosovës në Rambuje dhe Vjenë: Marrëveshja e marsit nuk ofron njohjen e Kosovës nga Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, në një intervistët për Kallxo.com, ka komentuar mbi propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë.

Weller që ka që ka qenë këshilltar i qeverive të Kosovës në konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës, ka bërë një deklaratë shokuse duke thënë se propozimi i BE-së nuk ofron njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ai thekson se marrëveshja është një hap para që çon drejt qëllimit kryesor.

Të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës e kanë bërë të qartë se kjo marrëveshje thjesht e skicon rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve. Kjo marrëveshje nuk e ofron këtë, por ofron disa gjëra në mes ngase marrëveshja ofron atë që Serbia dhe Kosova, në fakt, duhet ta trajtojnë njëra-tjetrën si shtete edhe pa e njohur ende plotësisht njëra-tjetrën si shtete” – ka thënë Weller.

Më tej, ai ka thënë se nuk pritej që kërkesa e Kosovës për njohje të realizohej në shkurt ose në mars të këtij viti.

Ka ende rrugë për të bërë, por Kosova ka të drejtë të bëjë presion për përparim të mëtejshëm në rrugën për të arritur deri te marrëveshja përfundimtare. Është e qartë se Bashkimi Evropian ka kërkuar që Serbia të mund të bëhet anëtare e BE-së vetëm nëse arrin atë që quhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht detyruese për normalizimin me Kosovën” – ka shtuar më tej Weller.

Ai ndër të tjera në këtë intervistë ka thënë se “me marrëveshjen e fundit Kosova për herë të parë është në një pozitë të mirë” dhe se në Kosovë nuk duhet të këtë një nivel të tretë të qeverisjes.

Kurti për propozimin

Në anë tjetër, gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës pas pranimit të marrëveshjes apo propozimit të BE-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kurti në vazhdimësi kishte thënë se nuk do të këtë marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbi pa njohje reciproke.

Sipas tij, njohja e ndërsjellë është çështje kryesore.

Republika e Kosovës nuk e njeh Republiken e Serbisë, as Republika e Kosovës nuk e njeh atë të Serbisë. Ne sot kemi mosnjohje reciproke. Ajo cka na duhet është një marrëveshje finale pa njohje në qënder nuk mund të këtë” - ka thënë Kurti.

Më tej, ai kishte thënë se po të ishte marrëveshja e keqe për Kosovën do ta nënshkruante presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në takimin më 27 shkurt nuk nënshkroi.

Pranimi bëhet vetëm përmes nënshkrimit të të dyja palëve. Refuzimi për ta nënshkruar është tregues që ata nuk janë dakord me përmbajtjen” – ka thënë Kurti.

Ndërsa për temën më të përfolur atë të Asociacionit të komuanve me shumicë serbe, Kurti kishte thënë se nuk do të nënshkruaj asgjë që shkel Kushtetutën e vendit.

Ai ka thënë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruar më parë do të bëhen vetëm duke respektuar Kushtetutën e vendit.

Nuk do të lejoja të negocioj asgjë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe diçka që lejon mono-etnicitetin apo krijon hapësira për ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë. Asnjë nga këto, asnjëherë. Asnjë nga gabimet e qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë. Shumë detaje nuk mund t’i them, por mendja e shëndoshë i kupton lehtë ato nga një lexim i veprimeve dhe teksteve që kam bërë. Në këtë pikë, më lejoni të theksoj që i vetmi nen ku ka problem në këtë marrëveshje është ajo që lidhet me obligimet e trashëguara e që ka koncensus ndërkombëtar që duhen zbatuar. Neni 10 i marrëveshjes në fjalinë e fundit që thotë se marrëveshjet e Brukselit duhen zbatuar.” - ka thënë Kurti.

Kurti dhe Vuçiq u takuan më 27 shkurt në Bruksel. Takimi i ardhshëm mes tyre do të mbahet në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Lajme të ngjashme