Kurti: Kosova nuk e njeh Serbinë, ajo ka kushtetutë defektuoze - NACIONALE

Kurti: Kosova nuk e njeh Serbinë, ajo ka kushtetutë defektuoze

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shteti që ai drejton nuk e njeh pavarëinë e Serbisë.

Kurti aktualisht është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës për propozimin evropian, të cilit i tha “Po” të hënën, e që madje ishte gati edhe të nënshkruante.

Ai mes tjerash ka përmendur edhe letrat e dërguara nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai aktual, Joe Biden.

“Ish-presidenti Trump i ka dërguar letër ish-poesidentit Thaçi para katër viteve, u ka përdorur togfjalëshin njohje reciproke. Para dy viteve, edhe Biden.” – tha ai.

Kurti, shtoi se që në takimin e parë në Bruksel, ka thënë se Kosova nuk e njeh pavarësinë.

“Qysh në taimin e parë kur kam qenë në Bruksel, te zyra e Borrellit, në mes të qershorit 2021 me Vuçiqin unë kam thënë, Republika e Kosovës nuk e njeh Serbinë. Ai tha, Serbia nuk e njeh Kosovën.” – theksoi kryeministri i Kosovës.

Lajme të ngjashme