Kësaj here s'ka "qëndrim vertikal" — Ramabaja kallëzimin penal ndaj Martin Berishajt e quan luftë hibride - NACIONALE

Kësaj here s'ka "qëndrim vertikal" — Ramabaja kallëzimin penal ndaj Martin Berishajt e quan luftë hibride

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, i njohur për përkrahjen ndaj ambasadorit Martin Berishaj kur i shpërtheu skandali, sot ka folur edhe pasi Berishajt iu ngrit kallëzim penal nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Ramabaja kësaj here nuk tha që Berishaj të qëndrojë vertikalisht, por veprimet e agjencisë i quajti “luftë hibride”.

Megjithatë, Ramabaja beson se drejtësia do t’i japë verdikt të duhur kësaj çështjeje.

“Nuk kam nevojë unë të prononcohem për këto veprime të luftës hibride... Drejtësia besoj se i jep verdiktin e duhur”, ka thënë Ramabaja për Nacionalen.

Ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është ngritur kallëzim penal. Kjo është bërë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) me rastin që ishte lajmëruar nga gazeta Nacionale.

Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen vetë Agjencia, duke falënderuar Nacionalen për raportimin e këtij rasti. Kallëzimi penal ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.

“Rasti me të gjithë dokumentacionin përcjellës me datë 05.08.2022 me Kallëzim Penal është përcjellë në Prokurorinë e Shtetit për procedim penal të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e AKK-së për gazetën Nacionale.

Tashmë, ky rast është në duart e institucioneve të drejtësisë, më saktësisht Prokurorisë së Shtetit.

Lajme të ngjashme