"Kërkova që të vazhdohet edhe në Kuvend": Peci njofton për punën kundër pirjes së duhanit - NACIONALE

"Kërkova që të vazhdohet edhe në Kuvend": Peci njofton për punën kundër pirjes së duhanit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, ka dalur me një sqarim për publikun në lidhje me vendimin që e publikuan sot në lidhje me duhanin.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aksioni i sotëm kundër pirjes së duhanit në ambiente publike ka filluar që nga Ministria e Bujqësisë, ndonëse tha se ka kërkuar që të vazhdohet edhe në Kuvend.

Më pastaj kam kërkuar që të vazhdohet tek të gjitha institucionet shtetërore si objekti i Kuvendit të Kosovës, Objekti i Qeverisë, çdo dikaster qeveritar, agjenci si dhe ambiente publike, kafene, lokale, dyqane e të tjera ambiente të përcaktuara me ligj”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Ministri Peci u ka bërë thirrje të gjithë pronarëve të lokaleve afariste e të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta respektojnë ligjin.

Mbetem i përkushtuar që Ligji për Duhanin të zbatohet në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Ju bëj thirrje të gjithë pronarëve të lokaleve afariste e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ta respektoni ligjin. Ska kthim mbrapa!”, përfundon njofimi i tij.

Lajme të ngjashme