Peci kërkon masa rigoroze për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, AUV ftohet edhe në Kuvend
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë masa rigorozë rreth zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ministri Peci ka thënë se përveç kësaj, ka kërkuar edhe shtimin e inspektorëve sanitarë në teren.
“Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 PËR KONTROLLIN E DUHANIT.” – ka shkruar ai mes tjerash.
Ky postim i ministrit, është shpërndarë edhe nga Ilir Kërçeli, i cili është shef i stafit në kabinetin e kryeparlamentarit Konjufca.
Ai ka ftuar publikisht AUV që “ta vizitojë” edhe Kuvendin e Kosovës.
“Mirëpresim në vizitë AUV-in edhe në Kuvendin e Kosovës. Ftesa është publike nga sot.” – ka shkruar ai.