Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që tentoi ta godiste me veturë një person të komunitetit LGBTQ+ - NACIONALE

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që tentoi ta godiste me veturë një person të komunitetit LGBTQ+

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bëre të ditur se ka paraqitur kërkesën e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit M.Z., për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit “, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri M.Z., më datën 29.10.2023, me dashje e me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht personin e dëmtuar, në atë mënyrë që derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me shpejtësi të madhe ka tentuar ta godasë në vendkalimin për këmbësorë.

Mirëpo M.Z., nuk është ndalur me kaq, pasi që në një portal online, ka komentuar për të duke thënë - ‘’Robt në p*** t’i q*. Zije ni hallve masi smujta me tshkelë me kerr me t’i q* robt. Mke ikë për pak, veç je p**** se çiftave si ju veç mi shkelë duhet”.

Kjo e ka alarmuar viktimën ku dhe ka paraqitur rastin në Policine e Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë i pandehuri është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 01.11.2023.

“Por fatmirësisht personi i dëmtuar ka arritur t’i shmanget goditjes nga vetura, derisa me këtë veprim i ka shkaktuar shqetësim të madh, ankth e frikë për jetën’’- thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme