KEK-u: Bashkëpunimi me KESH-in po jep fryte - NACIONALE

KEK-u: Bashkëpunimi me KESH-in po jep fryte

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë detaje rreth marrëveshjes me Korporatën Energjetike në Shqipëri.

Përmes një komunikate, KEK-u ka thënë se bashkëpunimi i ndërsjell mes institucioneve simotra po tregon rezultate pozitive në tejkalimin e krizës energjetike.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

“Duke qenë se sot konsumi vendor në Kosovë ka shënuar ngritje në orë të caktuara (në kohë të pikut), KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë kanë ndërmarrë veprime të shpejta me ç’rast nga ora 14:00h janë siguruar 100 MWh/h nga energjia e depozituar e KEK-ut në KESH dhe paralajmërimi për reduktime u ndalua. Bashkëpunimi i ndërsjellë në mes KEK dhe KESH çdo ditë e më shumë po tregon rezultatet pozitive në tejkalimin e krizës energjetike nga ku përfitues janë qytetarët e të dyja vendeve!”.

Lajme të ngjashme