Katër raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 4 raste të dhunës në familje.

Siç thuhet në raportin e Policisë rastet kanë ndodhur në Prizren dhe në Pejë.

Në Prizren është arrestuar një burrë pasi dyshohet se i njëjti kishte sulmuar fizikisht një femër.

Thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 15.02.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje , ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Një rast tjetër i dhunës ka ndodhur në Prizren ku ka mbetur i arrestuar një burrë. Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, arsyeja e arrestimit të tij është pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj një burri tjetër. Me vendim te prokurorit i dyshuari është në mbajtje.

Prizren 15.02.2023-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

Një femër në Prizren ka raportuar se një i dyshuar është duke e shqetësuar vazhdimisht dhe kohën e fundit edhe e ka kanosur. Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 15.02.2023-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është duke u shqetësuar vazhdimisht dhe se fundmi edhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport.

Edhe në Pejë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj një femre.

Pejë 15.02.2023-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Lajme të ngjashme