"Kaq di unë": Padija shqetësuese që e shfaqi kryeministri sot për ekipin menaxhues të Asociacionit - NACIONALE

"Kaq di unë": Padija shqetësuese që e shfaqi kryeministri sot për ekipin menaxhues të Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se nuk është aq i informuar në lidhje me prezantimin e draft-statutit të Asociacionit dhe as me ekipin menaxhues. Së fundi, ai u shpreh në lidhje me këtë çështje.

Kryeministri i Kosovës sërish u shpreh për takimin e Ohrit duke thënë që kishte pranuar ta shkruante vetë draft-statutin e Asociacionit.

“Një gjë e tillë u refuzua dhe mua mu tha nga ndërmjetësit që këtë duhet ta bëjë ekipi menaxhues...” – tha ai.

“Ai ekip menaxhues edhe statusin por edhe punën e ka jo aq të njohur. Megjithatë ky ka qenë qëndrimi i ndërmjetësit...” – shtoi kryeministri Kurti.

Kaq di unë

Në lidhje me ekipin menaxhues, Kurti u shpreh përsëri jo aq i informuar.

“Draft-statute në të kaluarën kanë konsideruar që e ka për detyrë (që t’i shkruajë) ekipi menaxhues.” – u shpreh kryeministri i Kosovës. Ai në fakt, besohet se e kishte fjalën për marrëveshjen e 19 prillit të vitit 2013. Megjithatë, nuk dihet.

Kurti tutje përmendi sërish një vendim të ish-ministrit të tij Goran Rakiq.

“...ka një vendim të fundit të ish zv. kryeministrit Rakiq nga 25 shtatori 2020 për një ndërrim të përbërjes (të ekipit menaxhues). Mirëpo, kaq di nga ana ime. I përket ekipit menaxhues të shfaqet.” – u shpreh ai.

Kryeministri tutje tregoi se nga qeveria e tij kishte pasur përpjekje për takim, por nga ekipi menaxhues kishin refuzuar.

“...ministri im Elbert Krasniqi i ka bërë ftesë për takim këtyre mirëpo ata nuk janë përgjigje asnjëherë.” – ka thënë z. Kurti.

Më herët, zv. kryeministri Besnik Bislimi kishte deklaruar se ekipin menaxhues e kryesonte një anëtare e partisë së Vuçiqit dhe deputete serbe me emrin Danijela Vujiçiq. Sa i përket anëtarëve tjerë, ende nuk dihet gjë.

2 maji

Ekipi menaxhues pritej që të prezantonte draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në fund të muajit prill. Megjithatë, takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit kosovar Kurti dhe presidentit serb Vuçiq ishte shtyrë për 2 maj.

Pikërisht deri më 2 maj, ShBA-ja i kishte kërkuar Kosovës që deri më 2 maj të kisht enjë propozim konkret për Asociacionin.

“Shpresoj që deri më 2 maj të ketë një propozim konkret (për Asociacionin,”kishte thënë z. Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

“Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cila duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra.” – kishte vazhduar Escobar.

Nuk dihet se çka saktësisht do të prezantojë Kurti në Bruksel si propozim konkret të Kosovës për Asociacionin, meqë po konsideron se një detyrë e tillë i është ngarkuar ekipit menaxhues.

Lajme të ngjashme