Kapen në trafik: Dy persona sulmojnë dy të tjerë, iu gjendet një pistoletë me 15 fishekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje që ka ndodhur në Prishtinë pas një aksidenti trafiku.
Dy persona kanë sulmuar dy të tjerë, e të cilëve më pas iu është gjetur një pistoletë me 15 fishekë.
Njoftimi:
Pas një mosmarrëveshje në një aksident trafiku, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, duke ju shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 15 fishekë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.