Kanosen me sëpatë dy persona ne bjeshkët e Bukoshit, njëri nga ta deputet i Kosovës - NACIONALE

Kanosen me sëpatë dy persona ne bjeshkët e Bukoshit, njëri nga ta deputet i Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se me 12 mars rreth orës 15:00 ka pranuar një ankesë se në bjeshkët e fshatit Bukosh një person është kanosur nga disa persona të dyshuar.

Sipas ankuesve, disa persona janë hasur duke bartur dru në mënyrë të paligjshme. Kur kanë kërkuar nga ata të identifikohen, njëri nga ata i ka kanosur me sëpatë.

’Sipas ankuesve, kur ata i kanë takuar personat e dyshimtë të cilët ishin duke bartur dru në mënyrë të paligjshme, të dyshimtit nuk kanë pranuar të legjitimohen, ndërsa njëri nga ata i kanosur viktimat me sëpatë dhe pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.‘’ –thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas informatave të PK-së, pas daljes ne vendin e ngjarjes është bërë e ditur se janë kanosur dy persona njëri nga ta deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe një roje e Parkut Nacional.

’Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejt, kanë dal në vendin e ngjarjes, aty takuar ankuesit , njëri deputet në Parlamentin Republikës së Kosovës ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional.’’ –thuhet tutje në raport.

Në prezence të avokatit mbrojtës i dyshuari është deklaruar për incidentin, në deklarimin e tij ai pohon të këtë pasur një mosmarrëveshje dhe fjalosje me viktimat, por mohon qe ka përdor fjale kanosëse.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Lajme të ngjashme