“Kanë pyetje ndryshe prej teje”, “Pastaj merrem me ty”: Ministres Haxhiu s`i pëlqejnë pyetjet e Nacionales - NACIONALE

“Kanë pyetje ndryshe prej teje”, “Pastaj merrem me ty”: Ministres Haxhiu s`i pëlqejnë pyetjet e Nacionales

3 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është nervozuar me pyetjet e gazetës Nacionale për disa çështje të rëndësishme.

Pasi doli nga konferenca ku u prezantua analiza mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, ajo është ndalur nga gazetarët, të cilët ishin të interesuar për disa çështje.

Fillimisht, ajo ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetës Nacionale, duke thënë se përparësi kanë të tjerët.

“Këta janë katër, besoj se e kanë pyetje ndryshe prej teje, sa t’i përfundoj me këta pastaj merrem me ty”, ka thënë ajo.

Më pas, ajo ishte munduar t`a mësoj gazetaren se do të ishte më mirë që ta përcjellte konferencën.

“Ma mirë kishte me qenë për juve edhe si gazetare, edhe si portal me qenë brenda me i njoftu qytetarët e Republikës së Kosovës se çka po ndodh me Qendrat për Punë Sociale, se sa me u marrë me flokët e mija, sepse kjo është çështje e imja personale dhe jo e jotja”, ka thënë Haxhiu.

Vetëm pas insistimit të gazetares, Haxhiu ka pranuar të përgjigjet.

Në lidhje me Projekt-Ligjin për Kodin Civil, ajo ka thënë se ky projektligj do të sillte në Kuvend kur të sigurohen votat për miratimin e tij.

“Ju e dini se unë kam dhënë qëndrimet e mia sa i përket votimit në Kuvend, pra rrëzimit të tij . Mendoj që Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë mirë. Megjithatë ka qenë nën mandatin e tyre që ta vlerësojnë ashtu, paraprakisht ne duhet të sigurohemi që Kodi Civil kalon dhe për këtë arsye kjo na ka marrë kohë sepse jemi në koordinim me deputetët e Grupit Parlamentar dhe natyrisht se kemi nevojë edhe për ndihmën e opozitës që i njëjti të kalojë”, është shprehur ajo.

Ajo thotë se mosvotimi i një dokumenti të tillë nuk do të ishte i mirë për Kosovën.

“Tendenca apo synimet tona janë që i njëjti të kalojë dhe mos ta ketë fatin që siç e ka pasur në të kaluarën. Nuk mendoj që është mirë për Kosovën sidomos kur ne pretendojmë që të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës që mos ta votojmë në dokument që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, prandaj uroj që Kuvendi i Kosovës ta miratoj atë”, ka thënë ajo.

Më pas, ajo ka treguar për hapat që i ka ndërmarr në lidhje me rastin e Sebahate Morinës, ku Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpallur fajtor shtetin, që ka dështuar t`i ofroi siguri.

“Unë kam pasur reagim sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e të ndjerës Sebahate Morinës. Kam mbledhur grupin ndërministrorë, i kemi trajtuar dy raporte, për këtë është edhe komunikata e MD-së. Raporti i parë është i institucionit të Avokatit të Popullit për rastin e 11 vjeçares ku është dëshmuar se ka pasur dështim institucional në raport me mbrojtjen e 11 vjeçares. Dhe raporti i dytë, (Për Sebahate Morinën) i cili përveç që bënë përgjegjës Prokurorinë, policinë bënë përgjegjës edhe gjykatën...”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka treguar se sot në mëngjes ka nënshkruar të gjitha rekomandimet e Avokatit të Popullit.

“Unë sot kam nënshkruar në mëngjes të gjitha rekomandimet e Avokatit të Popullit për secilin institucion dhe si grup ndërministror presim përgjigje për secilin prej tyre”, ka deklarua ai.

VIDEO:

Lajme të ngjashme