Kallas e sheh vetë Mitrovicën, pasi thotë se "njëra palë thotë kështu, tjetra ndryshe"
Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas, mëngjesin e sotëm shkoi në Mitrovicë me helikopter ku është pritur në Qendrën e EULEX-it, në këtë qytet.
Kallas tha nga Mitrovica se ‘gjykata po punon për kthimin e gjyqtarëve serbë’ si dhe shkoi ‘për ta parë vetë situatën atje’ duke qenë se ‘njëra palë thotë kështu, tjetra ashtu’.
“Gjykata është duke punuar për kthimin e gjyqtarëve serbë. Në takimin me kryetarin e KGjK-së kemi diskutuar për këtë temë.
Jam këtu në vizitë, për mua është e rëndësishme të flas me komunitetin ndërkombëtar dhe ata lokal, se si e shohin situatën në veri të vendit, që të informohemi në mënyrë të duhur.
Njëra palë thotë kështu, pala tjetër ndryshe.
Është e rëndësishme që këtu janë forcat ndërkombëtare. Ata duhet të flasin me qytetarët këtu në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë e sigurtë”, tha Kallas dhe deklaratën e saj e transmetoi tëvë1.